Zyrtarët e Parisë së Lirisë, shkuan sot në paraburgimin 313 për të takuar presidentin e kësaj force politike Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej 4 muajsh.
Deputeti Petrit Vasili tha se atij dhe zëvendës presidentes së PL-së nuk u është lejuar të takohen me Metën.
“Pasi kemi hyrë në oborrin përkatës kemi pritur mbajnë orë e gjysmë për të na njoftuar se nuk mund të bënim takimin”, tha ai.
Ndër te tjera shtoi se “refuzimi i së drejtës së dy deputetëve u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv”.
Vasili: Nuk patëm një takim me zotin Meta, sepse qeveria, sepse këtu është qeveria, duke shkelur çdo lloj norme dhe standardi demokratik, në shkelje me pengoi takimin tonë të lajmëruar zyrtarisht me të gjitha dokumentet. Dhe konsumoi një fazë të neveritshme. Pasi kemi hyrë në oborrin përkatës kemi pritur mbajnë orë e gjysmë për të na njoftuar se nuk mund të bënim takimin. Pritëm me orë të tëra me Xhixhon, për refuzimin e takimit, që është një e drejtë minimale bazike.
Këta kanë standardin e rrethimit, presionit, përdorimin e administratës shtetërore siç e patë dje. Motoja e tyre është të vjedhim dhe dhunojmë shtetin. Refuzimi i sotëm i të drejtës së dy deputetëve u dhunua në mënyrën më të shëmtuar pa dhënë asnjë motiv.