“Bonusi i pranverës, krim elektoral”, Berisha: Dje patë në shesh mitingun për funeralin politik të Veliajt!

Shqipëria

“Bonusi i pranverës, krim elektoral”, Berisha: Dje patë në shesh mitingun për funeralin politik të Veliajt!

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 12:45
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka quajtur takimin e zhvilluar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në sheshin “Skënderbej”, miting që shënonte funeralin politik të krybashkiakut Erion Veliaj.

Ai u shpreh se e afërt do të jetë dita që e njëjta gjë të ndodhe edhe me kreun e qeverisë, miting q sipas tij do të zhvillohet pas 11 majit në po atë shesh.

“Bonusi i pranverës është një krim elektoral. Do të ndëshkohet me votë në 11 maj dhe me ligj më pas.

Do të ndëshkohet për çdo krim elektoral. Nëse dje patë mitingun e funeralit politik të Veliajt, e afërt koha që po në atë shesh do të shihni funeralin politik të Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat