Kreshnik Çollaku i ftuar në Programin e Drekës në News24, më Ola Brukon, ka analizuar procesin e primareve dhe efektin që kjo do të ketë në Partinë Demokratike.
Ai e quajti këtë moment si një moment pjekurie për PD, ndërsa shtoi se duhet të përmbyset ideja e një partie të përçarë brenda vetes.
Çollaku e quajti në një farë mënyrë kohën e harxhuar për Primaret, “kohë të humbur” pasi sipas tij ajo mund të shfrytëzohej për të bërë opozitën kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
“Jemi në një situatë ku me përpjekje të jashtëzakonshme po bëjmë përpjekjet për të bashkuar pjesët që na u ndanë dhe të shkojmë në zgjedhje me një front të bashkuar.
Nëse ky proces shihet si luftë klasash brenda llojit, do të jetë një moment shumë i rrezikshëm për PD dhe do të rrezikojë suksesin e PD.
Duhet një proces shumë i pjekur politikisht.
Është një proces me shumë sfida, në vend të jemi në një fushatë me kundërshtarin jemi me njëri-tjetrin. Kjo kohë mund të ishte shfrytëzuar për të bërë opozitë dhe për të bërë opozitën kundër Ramës”, tha ai.