Debati për primaret/ Tabaku: Çdo garë, nëse nuk krijon përçarje, i bën mirë PD-së. Pas këtij procesi do jemi gati përballë kundërshtarit

Shqipëria

Debati për primaret/ Tabaku: Çdo garë, nëse nuk krijon përçarje, i bën mirë PD-së. Pas këtij procesi do jemi gati përballë kundërshtarit

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 15:26
Jorida Tabaku

Primaret e PD, procesi përmes të cilit do zgjidhen kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, kanë nxitur jo pak debate brenda kampit blu. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shprehet në studion e News24 me Ola Brukon, se nëse kjo garë do të jetë e ndershme dhe nuk e përçan partinë, i bën mirë PD-së.

Jorida Tabaku: Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, kam thënë të njëjtën fjali, nëse gara është e shëndetshme dhe nuk krijon përçarje i bën mirë PD-së. Jam pjesë e listës së primareve dhe duke kontaktuar ccdo ditë anëtarët, strukturat e partisë dhe më duhet edhe mua në fakt për veten time por edhe për kontaktin e vazhdueshëm që kam me struktura. Nuk e shoh si moment përccarje, por si një fazë që duhet të kalojë për të kaluar te gara me kundërshtarin.

Ola Bruko: Nuk është humbje kohe që të dilni të kërkoni t’ju votojnë strukturat, në një kohë kur mund të dilni të takoni njerëzit që t’ju votojnë për në Kuvend…

Jorida Tabaku: Faza e parë e fushatës së PD është diaspora. Së dyti është programi i PD që po lanccohet. Të dielën u prezantua programi i ekonomisë dhe kjo është për zgjedhjet. Dhe pjesa e tretë është shkundja për PD-në, një rigjallërim, pa e paragjykuar, unë kam besim te demokratët, dinë të ngrihen në këmbë në momente të vështira. Ky proces do të kalojë dhe do të shërbejë që të jemi më gati përballë kundërshtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat