Vitin e kaluar, 11.7 mln shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë, por vetëm 2.2 mln prej tyre kanë qëndruar në hotele dhe struktura të ngjashme. Numri tregon se 80% e tyre, zgjodhën apartamente me qira, struktura informale ose ishin vizitorë ditor.
Statisikat dalin nga INSTAT, në raportin e fundit ku analizohet edhe dhjetori, nga del se numri i vizitorëve jo resident në hotele është rritur me 20%.
Në muajin e fundit të vitit, më shumë se 10% e shtetasve jo-rezidentë ishin nga Italia, ndjekur nga shqiptarët e Kosovës, me 8%. Ndërkohë që në rritje kanë qenë edhe qytetarët gjermanë që renditen të tretët me 4.3%, dhe pas tyre renditen britanikët, francezët dhe turistët nga Turqia.
Sipas INSTAT, gjatë muajit Dhjetor 2024, vizitorët jo rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje më të madhe me mbi 26 %.
Përvec dëshirës për të parë nga afër kryeqytetin apo sitet kultore e historike, një pjesë e qytetarëve nga Europa, vijnë edhe për qëllime biznesi apo për të marrë shërbime në qendrat estetike dhe dentare.