Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha takim nesër me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha takim nesër me emigrantët shqiptarë në Parma të Italisë

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 21:44
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar takimin e radhës me emigrantët e diasporës. Në një takim në rrjete sociale, Berisha njofton se ditën e nesërme do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Parma në Itali, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në njoftim bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 15:00 në Parma, në Auditoriumin Paganini Parco Ex-Eridania, Via Toscana.

Postimi i Berishës:

Nesër, takimi madhështor me bashkëkombasit tanë në diasporë.
Datë 22 Shkurt
Ora 15:00
PARMA, ITALI
AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat