Kontratat e sipërmarrjes mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokave, avokati: Ja problematikat që hasen

Shqipëria

Kontratat e sipërmarrjes mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokave, avokati: Ja problematikat që hasen

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 08:52
Erald Aga

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte avokati Erald Aga, i cili ka folur në lidhje me kontratat e sipërmarrjes mes ndërtuesve dhe pronarëve të tokave.

“Fillimisht sipërmarrësi premton shumë për pronarin, por pronarët nuk e dinë kë kanë përballë. Sipërmarrësit kanë me vete një makineri të tërë, me një ekip juristësh që e ndërton kontratën me ato kushte që është thuajse e njëanshme. Qytetarët duhet të këshillohet me një avokat më parë se të firmosë.

Një nga problematikat është pjesa e afateve. Në kontratë thuhet nis që nga momenti i marrjes së lejes së ndërtimit, gjë që mund të zgjasë edhe 10 vite. Kjo bllokon pronën.

0-80 përqind e sipërmarrësve unë i përcaktoj si Sude, firmë piramidale. Nis shitjen e apartamenteve akoma pa nisur ndërtimi.

Ka shumë persona që nisin një kompani në fushën e ndërtimit dhe lidhin kontrata me pronarët. K një dispozitë që e shkruajnë në kontratë “ Kam të drejtë që këtë kontratë ta kaloj tek një ndërtues tjetër”, ndaj është nevoja për një avokat, jo tek noteri i sipërmarrësit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat