“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj nxjerr videon me pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me këmbëngulje

Shqipëria

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj nxjerr videon me pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me këmbëngulje

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu, ku ndodhet që prej gati dy javësh.

Në një postim në Facebook, Veliaj ka nxjerrë videon me pamje të Tiranës ndër vite. Krahas videos, ai shkruan se “nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”.

Sakaq shton se videoja tregon se sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në kryeqytet.

“Mirëmëngjes, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj!
Bashkë”,
shkran Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat