Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në kantierin e Rrugës së Komanit

Shqipëria

Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në kantierin e Rrugës së Komanit

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 11:02
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone.

“Rruga është rrugë e ndërtuar në vitin 80, 31 km, rrugë teknologjike e quajmë ne, lidh dy hidrocentrale dhe situata e sotme krijon probleme shumë të mëdha për sa i përket situatës energjitike misi dy hidrocentraleve.

Kemi emergjenca të ndryshme, prandaj kjo është arsyeja pse rruga futet në rikonstruksion, për arsye të Vaut të Dejës dhe hidrocentralit të Komanit, duke qenë se kemi emergjencë gjatë natës dhe është kthyer në një rrugë të rrezikshme”, u shpreh Balluku.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka pasur dhe një bashkëbisedim me qytetarët, duke i premtuar që shumë shpejt kjo rrugë do të jetë gati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat