Tedi Blushi për zgjedhjet e 11 majit: Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Qendrimi indiferent duhet të marrë fund

Shqipëria

Tedi Blushi për zgjedhjet e 11 majit: Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Qendrimi indiferent duhet të marrë fund

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 11:08
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij nga “Konferenca Rinore”, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) u shpreh se ka mbaruar koha e eksperimenteve, referuar rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.

Blushi vlerësoi figurën e presidentit të PL Ilir Meta, i cili prej muajsh tashmë ndodhet në qeli, duke u shprehur se është politikani që ka bërë me shumë të rinjtë, duke bërë që PL të quhet edhe partia e të rinjve.

Meta hyri në politikë nga radhët e të rinjve kur ishte ende student. Meta është politikani që ka bërë më shumë se kushdo për të rinjtë e Shqipërisë, ndaj nga kjo konferencë rinore le t’i përcjellim sot përshëndetjet më të përzemërta, presidentit tonë, simbol i rezistencës, motivimit dhe luftës tonë të drejtë për fitoren më 11 maj të kauzave kombëtare dhe patriotike.

Ai e ka dëshmuar në të shkuarën dhe të tashmen se u ka dhënë hapësirë të rinjve më shumë se askush.

Falë tij, PL mund të quhet sot edhe parti i rinisë.

Shqipëria nuk ka më kohë për eksperimente dhe ju nuk keni më kohë për të humbur.
Koha për të qëndruar indiferent duket të marrë fund. Duhet të nisë epoka e të rinjve, ndaj në zemër të programit të saj, PL ka vendosur 5 prioritete
”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat