Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Sebastian Muçmata del në gjyq

Shqipëria

Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Sebastian Muçmata del në gjyq

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 11:42
Sebastian Muçmata

Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza autori i dyshuar i ngjarjes së datës 19 shkurt Sebastian Muçmata, ku ngeli i plagosur 29-vjeçari Elvis Halilaj kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Prokuroja e çështjes Vilma Kapaj ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit me burg për shtetasin Sebastian Muçmata, i cili akuzohet për vrasje ngelur në tentativa në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake.

Kërkesa e prokurorisë për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Kukës Suada Kurti duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Sebastian Muçmata.

Kujtojmë se autori i plagosjes para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit për shkak të pozicionit të punës së vëllait Zenelit, i cili mbanë postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki, po sipas deklarimeve të autorit, ai akuzohet se ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat