Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, arrestohet njëri nga autorët, tjetri ende në kërkim

Shqipëria

Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, arrestohet njëri nga autorët, tjetri ende në kërkim

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga Diomet Musai 37 vjeç, në lidhje me një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në Sarandës.

Ndërkohë ende është në kërkim nipi i tij, bashkëautor në ngjarje, Markeljan Musai 29 vjeç.

Njoftimi:

Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat