Shpërndanin drogë në klubin e natës, pranga pronatit të “Pub Star”, bodyguard-it dhe 2 të tjerëve!

Shqipëria

Shpërndanin drogë në klubin e natës, pranga pronatit të “Pub Star”, bodyguard-it dhe 2 të tjerëve!

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Policia ka vendosur në pranga 4 persona të cilët akuzohet se shpërndanin drogë në klubin e natës “Pub Star”.

Mes personave të arrestuar është pronari i klubit me iniciale E. V., si edhe bodyguardi me iniciale K.D.

Pesë doza kokaine dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e pronarit të Pub Star).

Ndërsa në automjetin e bodyguardit të kluvit, në xhepin e derës u gjetën të futura në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Shpërndanin drogë në klub nate, katër persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Berat për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’, sekuestrohen 28 doza kokainë

Katër persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, nën akuzë përën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.319, të vitit 2023, nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe Njësinë nr 1, në qytetin e Dimalit (Berat) në ambjentin e ‘Pub Star’ u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ‘STAR’, ku dhe u arrestuan shtetasit:

K.I.; K. D; R. Z. dhe E. V.

Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur sekuestrimi 28 dozave të dyshuara kokainë të mbeshtjellë me qese të tejdukeshme.

Pesë doza të dyshuara kokainë dhe një peshore elektronike u sekuestruan në banesën e shtetasit E.V ( pronari i Pub Star). Ndërsa në automjetin e shtetasit K.D. (Badigardi Pub Star) në xhepin e derës ju gjetën të futur në një vezë si ato e kinderave me ngjyrë të verdhë, 23 doza të dyshuar kokainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat