Pas sherrit me pronarin, mori kallashnikovin në banesë dhe shkoi në lokal… Pranga 54-vjeçarit, si u parandalua ngjarja kriminale

Shqipëria

Pas sherrit me pronarin, mori kallashnikovin në banesë dhe shkoi në lokal… Pranga 54-vjeçarit, si u parandalua ngjarja kriminale

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Shkodër, ku një 54-vjeçar pas sherrit me pronarin e lokalit ka shkuar në banesë për të marrë kallashnikovin.

Ai është rikthyer sërish në lokal, por këtë herë me armën e zjarrit me vete, por uniformat blu kanë mbërritur në atë moment duke neutralizuar 54-vjeçarin me iniciale V. H., banues në Shkodër.

“54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë”, njoftuan blutë.

Raportohet se 54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë dhe është vendosur në pranga. Ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe municionin luftarak.

U procedua në gjendje të lire edhe pronari i lokalit, 36-vjeçari me iniciale G. H., banues në Shkodër për veprat  penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.

U konfliktua me pronarin e lokalit dhe disa shtetas të tjerë, largohet dhe rikthehet me një armë zjarri kallashnikov në lokal, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 54-vjeçarit.

Procedohet në gjendje të lire dhe pronari i lokalit ku nisi konflikti.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative për një konflikt në lagjen “Manush Alimani”,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, organizuan punën dhe menjëherë  kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosje”, i shtetasit V. H., 54 vjeç, banues në Shkodër.

54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë.

54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë e kanë prangosur menjëherë  dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak.

Në vijim të veprimeve  u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat  penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat