Lëvizja e lirë e automjeteve dhe këmbësorëve/ Rrugorja sposton me mjet ngritës 15 automjete

Shqipëria

Lëvizja e lirë e automjeteve dhe këmbësorëve/ Rrugorja sposton me mjet ngritës 15 automjete

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore ka spostuar me mjet ngritës 15 automjete, duke e çuar numrin në 65 automjete të spostuara me mjet ngritës dhe dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Në këtë mënyrë, Policia Rrugore po ndikon me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të angazhuar për eliminimin e pengesave artificiale që ndikojnë në lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Në vijim të masave të shtuara nga Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 së bashku me shërbimet e Komisariatit të Polciisë Rrugore  Tiranë kanë vijuar zbatimin e  planit të masave duke shtuar monitorimet në rrugët e brendshme të kryeqytetit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të  automjeteve që bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjeteve të tjera dhe këmbësorëve si dhe krijojnë trafik në lëvizje për shkak të parkimit në mënyrë të gabuar.

Si rezultat i monitorimeve, në zona të ndryshme të Tiranës, janë spostuar me mjet ngritës 15 automjete, duke e çuar numrin në 65 automjete të spostuara me mjet ngritës dhe dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet e tilla në të gjithë territorin e Tiranës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera apo për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore pasi automjetet që do të konstatohen do zhvendosen me mjet ngritës në pikën e ruajtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat