Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 17:22
Ilustrim

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Mikel Ahmeti, sipas denoncimit, ka dhunuar vajzën duke e goditur me një send të fortë në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin M. A, 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Syrgen Shala, i cili lëvizte me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh, 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat