Berisha në Parma: Në 44 beteja përzumë nga bashkia kryehajdutin e qytetit të Tiranës, lali vjedhësin

Shqipëria

Berisha në Parma: Në 44 beteja përzumë nga bashkia kryehajdutin e qytetit të Tiranës, lali vjedhësin

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 17:53
Erion Veliaj/ Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin me shqiptarët në Parma të Italisë u shpreh se në 44 beteja përzumë nga bashkia kryehajdutin e qytetit të Tiranës, Lali Vjedhësin.

Berisha: Kryemagjistari i fitores, i rikthimit më të jashtëzakonshëm në histori, presidentit Donald Trump, ua tha shqiptarëve hapur, jam këtu për të mbështetur PD dhe Sali Berishën për Shqipërinë madhështore, për Shqipërinë aleate dhe mike të vërtetë të SHBA dhe Amerikës.

Të dashur miq, nuk ishte vetëm ky zhvillim madhor.

E kishim edhe një zhvillim tjetër shumë madhor.

Në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë.

Ra Tripoli, iku Gadafi.

Ra Damasku, iku Asadi.

Ra Tirana, do ikë Edi Rama.

Do thyejë qafën Edi Rama.

Këtu, kam një nderim të madh dhe në emër tuaj dua të përshëndes ata qytetarë të Tiranës, që në 44 beteja përzunë nga bashkia kryehajdutin e qytetit të Tiranës, Lali Vjedhësin.

Dhe tani, Edi Rama i shastisur, e kuptoi se iku kryeqyteti, iku narkoshteti, përpiqet t’i bindë shqiptarët se qenka standard normal që Velica të ketë garderobën identike me të Lajla Asadit, garderobë e bazuar e tëra tek vjedhjet e taksave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat