Bamir Topi komenton arrestimin e Veliajt: Jam me doza tolerance, procesi të vazhdonte pa masa

Shqipëria

Bamir Topi komenton arrestimin e Veliajt: Jam me doza tolerance, procesi të vazhdonte pa masa

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:07
Erion Veliaj dhe Bamir Topi

Ish-Presidenti Bamir Topi, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se beson në ndarjen e pushteteve dhe uroi të vendoset drejtësi për rastin.

“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj, sepse nuk kam fakte. Jam shumë koshient për atë që dua të funksionojë, për ndarjen e pushteteve”, tha ai, ndërsa shtoi: “uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia”

Ai u shpreh se si politikikan e sheh rastin me doza tolerance dhe se Veliaj mund të hetoej pa një masë sigurie.

“Jam politikan, jam me doza tolerance, do konsideroja që procesi të vazhdonte pa u prekur dhe jo me masa të kësaj natyre“, tha ish-presidenti në “Kjo Javë” në News 24.

Bamir Topi: Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj, sepse nuk kam fakte. Jam shumë koshient për atë që dua të funksionojë, për ndarjen e pushteteve. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë, çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë klientët.

Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore. Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia dhe uroj që të ketë drejtësi.

Pyetje: Ishit për një masë ekstreme për Veliajn? Apo si kryebashkiak duhet të vazhdonte detyrën?

Topi: Jam politikan, jam me doza tolerance, do konsideroja që procesi të vazhdonte pa u prekur dhe jo me masa të kësaj natyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat