Arrestohen 4 persona në Berat, kishin përshtatur lokalin për...

Shqipëria

Arrestohen 4 persona në Berat, kishin përshtatur lokalin për...

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Ilustrim

Berat- arrestuar nga Forca e Posacme Operacionale në dppsh në kuadër të operacionit "INVESTIGATIONS", shtetasit Elvin Vila, Karaman Dine, Kristjan Isufi, Redjon Zane.

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin për shpërndarje të drogës.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Berat dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, operacioni policor antidrogë i koduar “INVESTIGATIONS”.

Kishte përshtatur lokalin për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 45-vjeçari.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në kuadër të procedimit penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi me metoda proaktive, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “INVESTIGATIONS”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 45 vjeç, banues në Kuçovë, pronari i lokalit ku shitej dhe përdorej drogë, si dhe shtetasit K. D., 27 vjeç, banues në Fier, K. I., 30 vjeç, banues në Përmet, dhe R. Z., 22 vjeç, banues në Kuçovë, që dyshohen se shpërndanin lëndën narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, ushtruan kontroll në lokalin e dyshuar në Dimal, në pronësi të shtetasit E. V., si dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, ku gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lëndë narkotike kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, ua shisnin shtetasve të tjerë në ambientet e lokalit.

Lënda narkotike, së bashku me peshoren elektronike, celularët dhe automjetet që këta shtetas përdornin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat