“Presidenti i Emirateve të Bashkuara nesër në Shqipëri”, Rama: Shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik

Shqipëria

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara nesër në Shqipëri”, Rama: Shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:20
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, foli rreth vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri

“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, u shpreh Rama.

Më tej theksoi se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit  prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat