Topi: PS-së i ka shkuar morali në fund të këmbëve

Shqipëria

Topi: PS-së i ka shkuar morali në fund të këmbëve

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 18:56
Ish-Presidenti Bamir TopI

Ish-Presidenti Bamir Topi, gjatë një interviste në një emision televiziv ka folur për dobësimin e së majtës në Shqipëri, duke theksuar se PS ka pësuar goditje të rënda në moralin e saj.

Sipas tij, dobësimi moral është shkaku kryesor për krizën që po kalon ky kamp politik.

Topi theksoi se “morali i tyre ka ikur në fund të këmbëve”, duke e cilësuar këtë si një fakt të qartë, duke e lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit që kanë bërë që aktakuzat juridike të ngrihen kundër disa prej përfaqësuesve të këtij grupimi.

Ai shpjegoi se aktualisht ata “po mbrohen nga sistemi”, duke nënkuptuar se një pjesë e politikanëve të majtë kanë përdorur mundësitë e tyre për të shmangur përgjegjësinë ligjore deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat