Përshtati lokalin për shitje droge në Berat, arrestohet një 45-vjeçar dhe tre të tjerë

Shqipëria

Përshtati lokalin për shitje droge në Berat, arrestohet një 45-vjeçar dhe tre të tjerë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 20:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Berat ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë edhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “INVESTIGATIONS” u vunë në pranga shtetasi Elvin Vila, banues në Kuçovë, pronari i lokalit ku shitej dhe përdorej drogë si dhe shtetasit Karaman Dine, Kristjan Isufi, Redjon Zane që dyshohen se shpërndanin lëndën narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, ushtruan kontroll në lokalin e dyshuar në Dimal, në pronësi të shtetasit E. V., si dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, ku gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lëndë narkotike kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat