''Nuk besoj se PS do dalë mirë në zgjedhjet e 11 majit'', Maho: Veliaj është në burg prej Ramës

Shqipëria

''Nuk besoj se PS do dalë mirë në zgjedhjet e 11 majit'', Maho: Veliaj është në burg prej Ramës

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:04
Armand Maho

Gazetari, Armand Maho në një intervistë në Ora News u shpreh se në zgjedhjet që do mbahen në 11 maj, PS nuk do dalë me një rezultat të mirë dhe se Veliaj sot është në burg prej Edi Ramës.

Maho: Ndoshta këtë herë ka diçka të vërtetë në qëndrimet e SPAK.

Për arsye edhe të disa rrethanave politike në të cilat po zhvillohen këto zgjedhje.

Këtë herë duket se edhe balanca politike ka ndryshuar. SPAK në tryezën që mbajti më duket se i kishte bërë ftesë edhe ambasadës amerikane për të shkuar dhe ajo nuk mori pjesë.

Pra është një lloj mesazhi që do të thotë se mjaft më me fjalë, duam vepra.

Ndërsa nga ana e tij kryeministri normal që është mësuar qëë të bëjë zgjedhje në terren politik në një fushë bosh.

Pra të bëjë ndeshje me portë bosh.

Pra dmth të mos ketë asnjë pengesë për të vjedhur zgjedhjet, për të manipuluar zgjedhjet.

Edhe ky nën trysninë e disa zhvillimeve politike që e kanë prekur edhe atë vetë, dmth u vu re një panik për zgjedhjet që do mbahen në 11 maj.

Unë nuk e shoh që PS të dali me një rezultat të mirë në këto zgjedhje.

Me të gjitha këto gjëma që kanë ndodhur, PS duhej të ishte një parti dmth që të pretendonte nja 2-3 mandate, Rama të shpëtonte atë mandatin e vet.

Sot Erion Veliaj është në burg prej Edi Ramës.

Për mua është një hetim i dirixhuar, mendoj se ka shkuar pikërisht atje ku nuk preket Edi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat