Strategjia e SPAK kundër korrupsionit zgjedhor / Karamuço: Epiqendrat e krimit zgjedhor janë…

Shqipëria

Strategjia e SPAK kundër korrupsionit zgjedhor / Karamuço: Epiqendrat e krimit zgjedhor janë…

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:30
Ervin Karamuço

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi në një emision televiziv strategjinë e publikuar nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ai u shpreh se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i njohur, denoncuar dhe hetuar por asnjëherë dënuar. Karamuço renditi disa nga qytetet që sipas tij janë epiqendra të krimit zgjedhor, ku banda kriminale me mbështetje politike ndikojnë në zgjedhje.

“Kemi Shkodrën problematike, që ka dalë edhe në SKY ecc, Lezhën ku është ende një konflikt i hapur që ka nisur për shkak të përplasjes gjatë zgjedhjeve, Durrësi, Tirana po e po, por duke qenë metropol i madh nuk bien më sy këto grupe, kemi disa persona në kërkim në Elbasan që kanë ndikuar në fushatat zgjedhore të mëparshme, në Fier ka grupe që kanë qenë dhe janë të aktivizuara me ndikim në zgjedhje, Vlorën dhe Dibrën.

SPAK ka bërë punë të mirë duke u marrë disa nga këto grupe kriminale, të cilat duke qenë në radarë të SPAK kanë kufizuar çdo lëvizje”, tha Karamuço.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat