“Mund të kishim 10 të vrarë nëse…”/ Rexhepi: Duhet mbështetur SPAK

Shqipëria

“Mund të kishim 10 të vrarë nëse…”/ Rexhepi: Duhet mbështetur SPAK

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:54
Artan Rexhepi

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në emisionin Review në Euronews Albania se SPAK duhet mbështetur në iniciativën për të hetuar krimin zgjedhor, si një faktor pozitiv.

Rexhepi solli në vëmendje vrasjen e ndodhur në Elbasan dy ditë përpara zgjedhjeve të 2021, ku sipas tij nëse do të ishte SPAK me strategjinë kundër krimeve zgjedhore ndoshta ajo ngjarje mund të ishte shmangur.

“Jam i kënaqur për punë e viteve të fundit të SPAK, LSI me 110 mijë vota mori 4 deputetë, Tom Doshi me 35 mijë mori po aq, kodi zgjedhor nuk është i duhuri. Nëse mbështesin SPAK të gjithë, hyjmë te 80 për qind e popullit që e mbështet.

Ngjarja e Elbasanit ka një pasivitet të forcave për të ndërhyrë, kanë qenë shumë emra të njohur, kush vrau në Shtëpinë e Bardhë nuk i di njeri emrat; polici nëse qëllon shkon në burg, nëse nuk qëllon shkon në burg. Nëse do ishte ndërhyrja e SPAK ndoshta nuk do ishte ngjarja e Elbasanit, nëse nuk do ishte ai komandoja atje, ndoshta do kishin 10 të vrarë”, tha Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat