Diell dhe plazh, bregdeti i Vlorës tërheqës në të gjitha ditët e vitit

Shqipëria

Diell dhe plazh, bregdeti i Vlorës tërheqës në të gjitha ditët e vitit

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Vlora tashmë është nën lupën e turistëve jo vetëm përgjatë sezonit veror, por edhe në dimër. Të huaj nga Italia, Gjermania, Anglia dhe deri tek Suedia e largët zgjedhin Vlorën për pushime për detin, klimën dhe pamjen që të ofron qyteti dhe sigurisht klima e favorshme.

Ata shprehen të kënaqur dhe thonë se do ua sugjerojnë edhe miqve.

“Po, Vlora më pëlqen shumë. Është e bukur. Më tepër më pëlqen panorama, deti në të cilin gjen qetësinë. Është një qytet tepër i bukur. Shumë e bukur Shqipëria në total. Ne vijmë nga shumë larg, nga Suedia. Klima këtu është ndryshe nga Suedia, e cila ka tashmë temperatura me minus, ndërsa këtu është shumë nxehtë për të qenë dimër, ndaj me bindje themi që ishte zgjedhja e duhur. Më shumë këtu më pëlqen natyra, ushqimi, dhe sigurisht njerëzit. Është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Ne po zhvillojmë një tur në të gjithë Shqipërinë, i ramë rreth e rrotull”, thonë turistët.

Edhe gjatë fundjavës, numri i prenotimeve nga turistët e huaj mbetet i lartë. Italianët mbeten më besnikët, por nuk mungojne as turistët e huaj, kryesisht ata italianë, por nuk mungojnë as shtetas gjermanë, nga Britania e Madhe e deri tek vendet nordike si Norvegjia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat