Teksa Berisha ndodhet sot në Parma, Ekipi i Partisë Socialiste ka festuar regjistrimin e 100,000 kërkesave nga Italia për të votuar deri në këto momente.
Gjatë një deklarate, drejtuesi i Diasporës për PS Taulant Balla theksoi se rreth 40% e të gjitha kërkesave për regjistrim si votues nga jashtë vijnë nga Italia, gjë që pritet të ketë një ndikim të madh në procesin zgjedhor. Italia dhe Greqia së bashku përbëjnë 70% të numrit total të kërkesave nga diaspora.
Socialistët mendojnë se ky rezultat do të ndikojë pozitivisht në fushatën zgjedhore.

Gjithsej, sipas të dhënave të KQZ, janë 205,899 kërkesa për regjistrim teksa afati përfundon më 4 mars.