Panairi i punës më 2 mars në Athinë/ Rama thirrje bashkatdhetarëve: Njihuni me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri

Shqipëria

Panairi i punës më 2 mars në Athinë/ Rama thirrje bashkatdhetarëve: Njihuni me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 08:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për bashkatdhetarët në Athinë, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në kryeqytetin grek.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në panair do të jenë kompani shqiptare dhe sipas tij, emigrantët shqiptarë në Athinë duhet të njihen me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat