Nis shtrimi i asfaltit elektoral/ Këlliçi: Në zonën e Astirit mund të shihni si ndodh kr*mi elektoral në flagrancë

Shqipëria

Nis shtrimi i asfaltit elektoral/ Këlliçi: Në zonën e Astirit mund të shihni si ndodh kr*mi elektoral në flagrancë

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar shtrimin e asfaltit elektoral në rrugën "Gjergj Elez Alia" më zonën e Astirit.

Këlliçi thekson se asfalti elektoral është mekanizëm kriminal që përdoret gjerësisht nga Bashkia Tiranë para zgjedhjeve.

Këlliçi: Thirrje publike drejtuar Task Forcës së ngritur nga SPAK për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor!

Këto pamje i keni ditën për diell! Asfalti elektoral, një mekanizëm kriminal dhe financiar, i përdorur gjërësisht si fenomen nga ana e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2021, ka rinisur të shpërndahet gjërësisht në lagjet dhe rrugicat e Tiranës.

Këtu jemi në zonën e Astirit, në Rrugën ‘Gjergj Elez Alia’, ku mund të shkoni dhe të shihni vetë me sytë tuaj se si ndodh krimi elektoral në flagrancë.

Ndërkohë po të keni vullnet për ta ndalur këtë fenomen, mjafton të shkoni në zonën e Krrabës, aty ku është fabrika e prodhimit të asfaltit elektoral, aty ku punohet në të zezë dhe kryhet evazion fiskal në mënyrë të përditshme, aty ku unë si kandidat në vitin 2023 denoncoja live në media, me zë e figurë, këtë aktivitet kriminal dhe ku Policia e Shtetit nuk denjonte as të përgjigjej në telefon dhe as të kryente verifikimin në terren!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat