Një 60-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin e Korçës.
60-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur.
Ai dyshohet se ka kaluar natën në atë gjendje, ku u transportua në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të jetojë.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin.