Goditi me shkopinj dhe leva hekuri një 42-vjeçar! Shpallet në kërkim autori

Shqipëria

Goditi me shkopinj dhe leva hekuri një 42-vjeçar! Shpallet në kërkim autori

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar me iniciale Xh.M është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”.

Mbrëmë në lagjen nr. 2 në Sarandë, rreth orës 20:30, 34-vjeçari së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi

Sarandë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Vlorë/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
• M. L., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• N. H., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat