Dhunoi Kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit

Shqipëria

Dhunoi Kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Gjykata liron autorin 48 orë pas arrestimit

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 16:16
Diomet Musa

37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa alias Sotir Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë është lënë i lirë nga gjykata në më pak se 48 orë nga arrestimi.

Diomet Musa, person me precedentë të mëparshëm penalë u paraqit në gjykatë për të marrë masën e arrestit në orën 14.00. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, për goditjen me grushte, shkelma dhe sende të forta të biznesmenit Arben Cipa, rreth orës 16.10 të së premtes.

Pas ngjarjes, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku edhe u kap nga policia në mbrëmje, ndërkohë që në kërkim mbetet kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.

Korrespondentja e Top Channeldhnoi  tha se Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, por lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nuk dihet ende se si është motivuar kjo masë sigurimi nga ana e Prokurorisë. Nga ana tjetër, Gjyqtarja Esmeralda Shehu, ka vendosur për masën “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i dyshuari mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Vetë Cipa ka kërkuar më parë sot ndërhyrjen e shtetit pasi Saranda është duke u kontrolluar nga “të paprekshmit” dhe “të fortët” të cilët po janë në qendër konflikteve të pronësisë por edhe kërcënimeve të tjera ndaj qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat