Marrëveshje për energjinë/ Rama dhe presidenti i Emirateve Arabe firmosin bashkëpunimet mes dy vendeve

Shqipëria

Marrëveshje për energjinë/ Rama dhe presidenti i Emirateve Arabe firmosin bashkëpunimet mes dy vendeve

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 17:29
Pamje nga takimi

Kryeministri Rama mikpriti sot në Tiranë, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

– Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat