Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33 vjeçar.
Ai dyshohet se ushtron veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit. Gjatë kontrollit, i është gjetur edhe një dorezë metalike përforcues grushti.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti dhe dyshohet se ushtron dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit (baste sportive).”, njofton policia.