Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu shkruan se Unaza e Re një projekt për të mbushur xhepat e pushtetarëve jo për të ndihmuar qytetarët
Balliu: Unaza e re një projekt për të mbushur xhepat e pushtetarëve jo për të ndihmuar qytetarët! Projekti unazës së re është denoncuar edhe më parë nga Partia Demokratike dhe me fakte e prova të pakontestueshme.
Sot që një pjesë e këtij projekti është mbyllur, shuhet qartë rezultati. Projekti ka ZERO shërbim për qytetarët, madje rrezikon dhe jetën e tyre pasi nuk ka asnjë rrugë ku mund të kalojnë këmbësorët, duke izoluar në këtë forme mijëra banorë të zonës.
E të mendosh që për këtë projekt janë harxhuar gati 80 milion Euro vetëm për këto dy kilometra dhe në 80 milion Euro nuk ka asnjë rrugë për këmbësorët. Kjo ndodh kur projektet bëhen për të fryrë xhepin e Ballukut.