Takimi i PD në Milano/ Paloka dhe Tabaku priten nga qindra emigrantë shqiptarë

Shqipëria

Takimi i PD në Milano/ Paloka dhe Tabaku priten nga qindra emigrantë shqiptarë

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 19:02
Pamje nga tubimi

Partia Demokratike vijon organizimin e saj në diasporë, duke zhvilluar takime me shqiptarët jashtë vendit.

Pasditen e sotme, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndodhet në Athinë, ku pritet të takohet me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin grek. Atmosfera në Athinë është entuziaste, ndërsa demokratët presin me interes këtë takim.

Ndërkohë, në vijim të organizimeve, figura të tjera të PD-së, si Edi Paloka dhe Jorida Tabaku, kanë mbërritur në Milano, ku po zhvillojnë një tjetër takim me diasporën shqiptare.

Takimet e organizuara nga demokratët në emigracion po shihen si një moment i rëndësishëm për të forcuar lidhjet me shqiptarët jashtë vendit dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e diasporës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat