Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Greqisë, ku ka vlerësuar me nderim të madh Athinën dhe autoritetet për pritjen e shqiptarëve ndër vite.
‘Përulem me nderimin më të madh, Athina ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë’, u shpreh Berisha në takimin madhështor me diasporën në Greqi.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, minoritar grek dhe çam të pranishëm në këtë sallë. Një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vëllazërore ju, të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë!
Të dashur drejtues të PD, aleatë, Dule, zotërinj deputetë, Beleri, miq, është nder i veçantë, nder i madh, të përshëndes sot nga kjo sallë, nga kjo tribunë, shqiptarët në Athinë, shqiptarët në të 4-anët e Greqisë, shqiptarët kudo që janë sot, tu përcjell përshëndetjet më të zjarrta nga Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, djepi i qytetërimit perëndimor, djepi i mendimit filozofik, shkencës, artit, kulturës, sportit, ligjit dhe të gjitha fushave.
Por unë dua të përulem me nderimin më të madh sot, para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse miq, sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se në çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë. Miq! 13 vite më parë kam qenë këtu dhe mësova se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e këtij qyteti. Edhe njëherë e theksoj, qytet i përjetshëm ndaj dhe vetëm mirënjohje për qytetarët dhe autoritet e këtij vendi