Përfundon vizita e presidentit të Emirateve në Shqipëri

Shqipëria

Përfundon vizita e presidentit të Emirateve në Shqipëri

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 19:25
Edi Rama, Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka përfunduar vizitën sot në Shqipëri.

Al Nahyan rreth orës 18:00 është shoqëruar nga kryeministri Edi Rama drejt aeroportit Rinas.

Gjatë kësaj vizite të shkurtë, u nënshkruan dy marrëveshje mes dy vendeve në një ceremoni solemne në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit Al Nahyan.

Marrëveshja e parë është Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

Ndërsa marrëveshja e dytë është Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të shkëmbyera mes ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreut të “Presight AI Ltd”, Sulltan Al Jaber.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat