Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje të pakta

Shqipëria

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje të pakta

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Shqipëra do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Pritet prezencë e reshjeve me intensitet të ulët e kryesisht lokale përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdites, ndërsa mjegulla parashikohet të jetë prezentë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të jetë e lehtë deri në 6m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të ulët, të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -1 deri 7°C 

Në zonat e ulëta 2 deri 16°C

Dhe në bregdet 6 deri 17°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat