Aksident në Lushnje/ Makina ‘hipën’ mbi trotuar, plagos kalimtarin

Shqipëria

Aksident në Lushnje/ Makina ‘hipën’ mbi trotuar, plagos kalimtarin

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Lushnje, kur një automjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçare ka hipur mbi trotuar, duke shkaktuar plagosjen e një kalimtari.

Gazetari Juljan Kasapi raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës, në qendër të qytetit, kur shoferja, duke u munduar të dilte nga parkimi, ka ngatërruar marshin e mjetit.

Mjeti ka përplasur një 70 vjeçar, i cili ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit ka deklaruar se ka bërë një gabim gjatë manovrës së parkimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat