U qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë 44-vjeçarja në Spitalin e Shkodrës

Shqipëria

U qëllua me armë në kokë nga bashkëjetuesi, ndërron jetë 44-vjeçarja në Spitalin e Shkodrës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 10:20
Anila Ndoka dhe Kolë Manaj

Anila Ndoka (Prendushi) 44 vjeçe, e cila disa ditë më parë u qëllua me armë zjarri në kokë nga bashkëjetuesi i saj, ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Shkodrës.

44-vjeçarja u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, të martën në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Nëna e 3 fëmijë e cila mbeti e plagosur rëndë, qëndroi e shtruar për 5 ditë në spitalin e Shkodrës në pamundësi për t’u transportuar në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë.

Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat