GJKKO shtyn seancën për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Safer Bajrit, Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit. Zbulohet arsyeja

Shqipëria

GJKKO shtyn seancën për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Safer Bajrit, Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit. Zbulohet arsyeja

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 10:44
Safer Bajri

Mëngjesin e sotëm ishte caktuar të mbahej seanca në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se edhe pse kanë kaluar dy orë, seanca ende nuk ka nisur. Shkak për këtë duket se është bërë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.

Fillimisht çështja i ishte caktuar gjyqtares Etleva Deda, por duke qenë se ajo ndodhej jashtë vendit, i ka kaluar gjyqtares Irena Gjoka.

Me rikthimin e gjyqtares Deda çështja i ka kaluar sërish asaj për shqytim.

Kujtojmë se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat