Tre vite nga nisja e luftës, ministri Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Shqipëria

Tre vite nga nisja e luftës, ministri Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 12:38
Igli Hasani

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, nënvizon Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.

“Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani në reagimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat