Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për lidhje me grupe kriminale ndërkombëtare, duke përmendur lidhjen me kartelin Sinaloa. Ai theksoi se Sinaloa është shpallur organizatë terroriste nga Donald Trump dhe është e lidhur me Ramën. Berisha gjithashtu akuzoi Luftar Hysin dhe vëllezërit e tij si krerë të një organizate terroriste, për të cilët, sipas tij, Rama ka dhënë licencë për të operuar në kazino.
Ai deklaroi se mbrojtja që George Soros ka ofruar për Ramën ka përfunduar njëherë e mirë, duke shtuar se ndikimi i tij ka rënë.
Sali Berisha: FBI do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar për transparencë të plotë dhe për ta mbrojtur interesin e qytetarëve amerikanë dhe të SHBA-ve. Trump ka shpallur Sinaloan organizatë terroriste dhe Sinaloa është e lidhur me Edi Ramën.
Sinaloa është organizatë terroriste. Luftar Hysi dhe vëllezërit e tij janë krerë të një organizate terroriste, që Rama iu ka dhënë licensë për kazino. Mbrojtja që i bëri Soros Edi Ramës merr fund njëherë e mirë.