Zgjedhjet e 11 majit! Trajnohen specialistët e Policisë së Shtetit, do garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit! Trajnohen specialistët e Policisë së Shtetit, do garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 13:53
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka filluar ciklin e trajnimeve për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor.

Trajnimet, të zhvilluara në Akademinë e Sigurisë, kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve për të garantuar zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve. Në ceremoninë e hapjes, morën pjesë figura të larta të shtetit dhe ndërkombëtarë, të cilët nënvizuan rëndësinë e trajnimeve për një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor.

Policia e Shtetit

Vijon tradita e konsoliduar e trajnimit të drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, me programe të posaçme, mbi detyrat e tyre funksionale, gjatë proceseve zgjedhore.

Trajnimet, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u çelën ditën e sotme, për drejtuesit në Drejtorinë e Përgjithshme, ata të drejtorive vendore të Policisë dhe për drejtuesit e drejtorive vendore të Kufirit dhe Migracionit. Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, z. Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK Klodian Braho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat