“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin e seancës gjyqësore: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK

Shqipëria

“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin e seancës gjyqësore: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 14:38
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Veliaj në statusin e radhës në rrjete sociale, ka zbuluar sot një pjesë nga debati i zhvillua në seancën e gjyqit një javë më parë, ku Prokurori Olsi Dado e ka fyer rëndë me fjalën “ndyrësirë” në sy të gjyqtarit Erjon Bani.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Më poshtë debati i zbardhur:

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

ERJON BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERJON BANI: Prokuror!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat