Borxhi publik, niveli më i ulët në 16 vjet/ Ministria e Financave: Vitin e kaluar zbriti në 54.7 përqind

Shqipëria

Borxhi publik, niveli më i ulët në 16 vjet/ Ministria e Financave: Vitin e kaluar zbriti në 54.7 përqind

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Borxhi publik ka vijuar një trajektore të fortë rënëse  gjatë 2024. Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se  gjatë vitit 2024 borxhi është ulur me 2.7% duke prekur nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se  borxhi ka zbritur në 54.73% në fund të muajit dhjetor 2024 nga 57.50% që ishte në fund të vitit 2023.

Ministria e financave raporton se kjo është vlera më e ulët e regjistruar e borxhit publik në  më shumë se 16 vite ndërsa  në 2014 rezultonte mbi 70%.

Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit dhe po ashtu edhe rritja ekonomike e Shqipërisë që ka vijuar të jetë optimiste.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe menaxhimi i duhur i shpenzimeve buxhetore dhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë.

Ecuria e ekonomisë ,ulja e fortë e borxhit dhe e inflacionit, konfirmojnë se ekonomia shqiptare ka lënë pas përfundimisht pasojat e goditjes që pësuam nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare .

Në kuadrin makroekonomik qeveria parashikon që borxhi të vijoj uljen duke arritur rreth nivelit prej 52.1 për qind të PBB deri në vitin 2028.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat