Gjykata liroi personin që e dhunoi, reagon kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë: Monstrat janë me precedentë penalë

Shqipëria

Gjykata liroi personin që e dhunoi, reagon kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë: Monstrat janë me precedentë penalë

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 15:41
Arben Çipa

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Arben Çipa ka reaguar sot përmes një komunikimi me shkrim për masën e dhënë nga Gjykata e Sarandës për Dioment Musa.

” Vetëm 48 orë pas dhunimit brutal dhe makabër të Kryetarit të Industrisë së Turizmit të Sarandës z. Arben Çipa i arrestuari në flagrancë, Diomet Musa gëzon në shtëpinë e vet.

Ky është vendimi i marrë nga Gjyqtarja e Sarandës z. Esmeralda Shehu e cila ka zbutur më shumë kërkesën e Prokurores z. Besiana Sadikaj e cila e ka quajtur arrestimin të paligjshem.

Ky pretendim nga prokurorja dhe ky vendim nga gjyqtarja në fjalë kanë ngrirë shpresën e qytetarëve të Sarandës, konfirmuar kjo nga reagimet në rrjetet sociale për mostrat të cilët janë me precedente penal nga e shkuara, madje njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Lind pyetja: Si mund të lihet i lirë dhunuesi kur bashkëpunëtori i tij është akoma në kërkim? Apo u la i lire për të komunikuar dhe vepruar lehtë dhe në koordinim me personin në kërkim?

Interpretimi i saktë ligjor për situatën në fjalë vijon si më poshtë:

Nëse organi i procedimit e ka regjistruar procedimin penal për plagosje të rëndë dhe deri në caktimin e mases nuk ishte administruar akti i ekspertimit mjeko ligjor, nuk është vepruar korrekt për masën e caktuar. Në rastin konkret personi paraqet rrezikshmeri shoqërore të lartë, ka qene evident rreziku i ikjes dhe shmangies nga procedimi penal që zhvillohej në ngarkim të tij, si dhe për efekte të parandalimit të përshkallëzimit të situatës ndërmjet palëve, duhej ta kishin lënë në arrest në burg (qoftë dhe me afat 15-20 ditor) deri në administrimin e aktit të ekspertimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat