Rritja e çmimeve në janar sipas metodologjisë së Eurostat, 2,4 %

Shqipëria

Rritja e çmimeve në janar sipas metodologjisë së Eurostat, 2,4 %

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 16:51
Ilustrim

Rritja e çmimeve në muajin janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas metodologjisë së Eurostat-it llogaritet 2,4%, ose 0,5% më e lartë se sa inflacioni i matur nga INSTAT.

Në muajin janar, INSTAT llogariti inflacionin 1,9%. Referuar raportit, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e argëtim dhe kulturës me 5,8%.

Ushqimet dhe pijet alkolike shënuan rritje me 2,7%. Ndërsa, çmimet e qirasë, ujit, lëndëve djegëse dhe energjisë, shënuan rritje vjetore me 0,9 %.

Krahasuar me muajin dhjetor, në janar, çmimet shënuan rritje me 0,4%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1,1 %.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat