Policia ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku ndërroi jetë një 3-vjeçar.
Sipas policisë, i mituri së bashku me motrën e tij 7-vjeçare janë dërguar nga babi në spital më 21 shkurt, pasi dyshohet se ishin prekur nga virozat e stinës.
Pasi kanë marrë mjekim ata janë dërguar në shtëpi, megjithatë, një ditë më pas gjendja e tyre është rënduar dhe fëmijët janë dërguar sërish në spital. Në këtë moment, 3-vjeçari ka humbur jetën, teksa motra e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.
Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër